Klubi i tij po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e mesfushorit.

Skuadra angleze Everton thuhet se ka kontaktuar me agjentët e Adrien Rabiot, për një transferim të mundshëm, raporton “Il Bianconero”.

Spekulohet se Rabiot kryeson listën e të dëshiruarve tek Evertoni, por skuadra e tij Juventusi, e ka bërë të qartë që lojtari mund të largohet vetëm nëse ofrohet një shumë prej 30 milionë eurosh.

Po ashtu, Everton ka shprehur interesim edhe për mesfushorin e Romas Gianluca Mancini. /TV Malisheva

Share.