Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi sot se Shtetet e Bashkuara janë ende përballë valës së parë të koronavirusit, duke theksuar se ai është i shqetësuar për shfaqjen e vatrave të reja të nxehta në vend.

Fauci gjithashtu tha se ai nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e parë politike pas disa muajsh të presidentit Donald Trump, i cili duhet të mbahet të shtunën në Oklahoma, ku priten turma të mëdha, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me koronavirus./ Tv Malisheva

Share.