Në kabinetin e presidentit ka arritur tashmë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Takimi Thaçi-Mustafa po ndodh pas përfundimit qe presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.
Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i deputetëve Arben Gashi.
Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli./ Tv Malisheva