Franca do të fillojë të lehtësojë masat e kufizimit më 11 maj, por qytetarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse për përdorim të rregullt, deklaroi sot kryeministri Edouard Philippe.
Ai tha se faza e parë e zbutjes së masave do të pasohet nga faza e dytë, e cila do të zgjasë nga 11 maj deri më 2 qershor.
“Ne po propozojmë një hapje graduale të kopshteve dhe shkollave fillore të ulëta nga 11 maji. Ky hap do të ishte në baza vullnetare. Në fazën e dytë do të shqyrtojmë hapjen e shkollave fillore për klasat e mesme. Ne do të vendosim për shkollat e mesme në fillim të qershorit”, tha Philippe.
Franca do të vendosë të hap kafene dhe restorante në fund të majit, transmeton CNN.
Kryeministri Philippe tha se ekzistojnë tri strategji kryesore për luftimin e një pandemie: mbrojtja, testimi dhe izolimi i rasteve.
“Ne duhet të vazhdojmë me kujdes. Masat e kufizimit kanë qenë efektive dhe kanë parandaluar 62.000 vdekje shtesë në Francë,” tha ai./ Tv Malisheva