Mendoj se për Italinë ka një mundësi të shkëlqyer, por edhe një përgjegjësi të madhe, sepse Roma nuk do të ketë shumë mundësi investimesh të kësaj natyre në vitet e ardhshme, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, duke iu referuar shumës së 172 miliardëve të propozuara nga Komisioni Europian.
“Unë mendoj se drejtimi i duhur është të përballesh me disa urgjenca të tilla si shëndeti, puna dhe të përqendrohemi në çështje madhore në të cilat po përqendrohet edhe Komisioni, siç janë të ashtuquajturit tranzicioni jeshil dhe digjital”, theksoi Gentiloni.
Sipas Komisionerit të BE-së është “gjithashtu e nevojshme të përballemi me joefikasitetin burokratik dhe padrejtësitë”.
“Borxhi italian duhet të mbahet nën kontroll, pasi mund të harrojmë se jemi një vend me shumë borxhe”, theksoi ai.
“Tani për tani duhet të shpenzojmë, por në një kohë afatmesme dhe afatgjatë duhet ta vendosim borxhin në një shteg më të menaxhueshëm, sepse përndryshe rrezikojmë që brenda disa viteve të gjendemi përsëri në telashe”, shtoi Gentiloni./Tv Malisheva