Shqiptarja Valbona Gjikova, e cila që prej orës 10:00 të ditës së diel kishte humbur gjurmët, është bërë e gjallë.
Valbona ishte nisur nga Maqedonia e Veriut ku edhe ishte e martuar, drejt Elbasanit për të takuar prindërit, por nuk mbërriti kurrë në destinacion. Pas alarmit që mostra e saj ngriti në rrjete sociale e më pas në Top Channel, Valbona ka mundur të kontaktojë me familjen.
“Mami, mos u mërzit jam këtu në plazh. Ok! Internet, lek, shumë ok unë do të vij të premten, ty të pucc”, ishte mesazhi që ai i kishte dërguar nënës.
Motra e saj ngriti shqetësimin pak më herët, sepse i druhej faktit se Valbona, e cila kishte probleme edhe me dëgjimin, mund të ishte në rrezik./TV Malisheva