SH.M. 66-vjeç nga Mitrovica, është gjetur sot rreth mesditës pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar afër liqenit në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Burimet kanë bërë të ditur se viktima është gjetur i varur në litar dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se trupi i pajetë i viktimës është personi për të cilin një ditë më parë ishte raportuar nga anëtarët e familjes së tij, si person i zhdukur.

Zahiti: Trupi i pajetë i viktimës është personi i raportuar i zhdukur

“Mund të konfirmoj se sot rreth orës 11:30 kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa nga rrethanat tjera bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është personi për të cilin një ditë më parë ishte raportuar nga anëtarët e familjes së tij si person i zhdukur”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./ Tv Malisheva

Share.