Gjermania ka vetëm disa qindra doza të ilaçit Remdesivir kundër Covid- 19, tha ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn para ligjvënësve të BE-së.
Ai bëri thirrje që prodhimi i ilaçit të kalojë në Evropë.
“Ne nuk kemi një inventar të madh, kemi disa qindra doza,” tha ai në një video-konferencë të organizuar nga Parlamenti Evropian, raporton Reuters.
Spahn theksoi se ai është duke punuar për të siguruar prodhimin e ilaçeve në Evropë.
Ndryshe, prodhuesi i Remdesivir Gilead Sciences nuk ka lehtësira prodhuese për këtë ilaç në Evropë./ Tv Malisheva