Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur dje një zyrtar policor pas marrjes së informacionit nga një qytetar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, për një kundërvajtje të shkaktuar në komunikacion.

Policia ka identifikuar zyrtarin, i cili me automjetin zyrtar të policisë, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në Sojevë, rruga Ferizaj-Gjilan.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e ftoi zyrtarin policor (61) dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka iniciuar ndaj tij hetim të brendshëm disiplinor sipas rregulloreve në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët që të raportojnë në polici për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor./TV Malisheva

Share.