Kanë kaluar 30 minutaë lojë në shtatë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që kanë startuar nga ora 21:00.

Liverpooli është duke avancuar ndaj Milanit me rezultat 1-0 me golin e Alexandre Arnold në minutën e nëntë të ndeshjes.

Në “Giuseppe Meazza” Interi dhe Real Madridi janë duke luajtur baraz pa gola, ashtu sikur edhe Porto me Atletico Madridin.

Manchester City është duke fitiar ndaj Leipzigut me rezultat 2-0, kurse PSG po luan baraz 1-1 me Club Burgge.

Ajaxi është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Sportingut. /TV Malisheva

Share.