Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun, Skender Hyseni, gjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka sqaruar se biseda telefonike me Grenell është bërë pasi që ky i fundit nuk kishte mundësi për takim në Uashington, për shkak të qëndrimit në Kaliforni.
“Bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Ambasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të ambasadorit Grenell”, ka shkruar Hyseni.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.
Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.
Skender Hyseni