Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta, të cilat Guvernatori Mehmeti i ka mbajtur me akterët me qëllim të diskutimit të zhvillimeve ekonomike gjatë dhe pas pandemisë.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe planeve të mëtejme të BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë. BQK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e odave paraqitën pikëpamjet e tyre për ekonominë e vendit, si dhe për masat mbështetëse që duhet të ndërmerren për ta tejkaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja për ekonominë dhe për t’i dhënë një shtytje më të madhe zhvillimit ekonomik të vendit./Tv Malisheva

Share.