Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se nuk janë kundër marrëveshjeve ndërkombëtare, por tha se nuk mund t’i ketë askush votat e opozitës kur nuk janë marrë në trajtim asnjë nga iniciativat e saj.
Hamza: Nuk jemi ne kundër marrëveshjeve ndërkombëtare
“Nuk jemi ne kundër marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk jemi kundër financimit, nuk jemi kundër rritjes së kapitalit për fondin e garantimit të kredive apo për trajtimin e ujërave të zeza në cilëndo komunë të Kosovës, nuk jemi duke kritikuar marrëveshjet. Mirëpo, nuk mundesh me e pas mbështetjen opozitës edhe me i pas votat e opozitës kur t’i nuk e ke marrë në trajtim asnjë iniciativë të saj, përtej asaj i ke vonuar, i ke stervonuar dhe ende nuk i keni krijuar kushtet për me ardhë dhe me u trajtua në Kuvend. Pse qeveria e kaluara edhe aktualja pse nuk e kanë pru marrëveshjen ndërkombëtare kur e kanë sjell buxhetin, pse nuk i kanë pru, kanë pasur numër më të madh të votave. Nëse paskan qenë me kaq prioritet e të rëndësishme pse nuk i sjellën, të gatshme kanë qenë”, tha ai.
Hamza tha se PDK nuk do të marrë pjesë në votim, derisa theksoi se marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë trajtuar me prioritet nga qeveria.
Hamza: PDK do të jemi të përmbajtur dhe nuk do të marrim pjesë në votim
“Ne presim që po thirren kemi kërkuar me i pas 31 vota, hajde po shohim a i kanë 61 vota sot në sallë, a e kanë kuorumin. Kur nuk mjaftojnë votat e pozitës edhe të partisë më të madhe opozitare, në këtë rast të LVV-së atëherë hajde flasim me PDK-në se nuk po mjaftojnë ato vota edhe nuk paskan mundësi me i bë votat partia më e madhe opozitare edhe pozita, ne si forca e tretë në Kuvend jemi këtu të hapur për me i diskutua. Mirëpo, nuk i keni trajtuar me prioritet, prioritetet i keni pasur të gabuara, nuk keni ofruar bashkëpunim dhe kohezion, dhe për këtë arsye PDK do të jemi të përmbajtur dhe nuk do të marrim pjesë në votim”, tha ai.
Debati për marrëveshjet ndërkombëtare po vazhdon./Tv Malisheva