Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pasditen e sotme është takuar me strukturat e AAK-së në Deçan.
Nga aty Haradinaj, tha se rrugëtimi i Aleancës për 20-vite ka qenë shumë sfiduese, derisa u zotua se do të punojnë me përkushtim për zhvillim të vendit.
Haradinaj: Kemi vepra të mëdha që janë në themel të vendit tonë
“Dëshira ime ka qenë qe në ditën e çlirimit të Deçanit e të Kosovës t’i them faleminderit edhe njerëzve të Aleancës, rrugëtimit tonë që 20 vite, është rrugëtim sfidues por edhe krenarë. Kemi arritur me marrë besimin e qytetarëve me udhëheq me Deçanin, me udhëheq me Kosovën, kemi vepra të mëdha që janë në themel të vendit tonë, e që nuk pajtohemi me kaq do të punojmë që të bëjmë Kosovën më të zhvilluar”, deklaroi ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kjo parti po udhëheq Deçanin me përkushtim të lartë.
Ramosaj: Të tregojmë përkushtimin tonë maksimal
“Në këto ambiente jemi për dy arsye, arsyeja e parë është të tregojmë përkushtimin tonë maksimal si qytetarë të këtij vendi, njerëz që përfaqësojnë institucione dhe pse jo si njerëz që përfaqësojnë edhe një subjekt politikë”, tha ai.
Komuna e Deçanit gjatë ditës organizoi disa aktivitete me rastin e Ditës së Çlirimit./ Tv Malisheva