Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Sipas tij, bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj nuk ka nevojë të sillemi si protektorat.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror. Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka shkruar ai.

Share.