Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka uruar ditën e Europës.
Ai ka shkruar se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova.
Haradinaj ka potencuar se integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës së Kosovës.
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Dita e Europës na e përkujton faktin se projektet e mëdha për paqe e bashkëpunim gjithnjë dalin triumfuese. Nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeave të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizioni i saj i palëkundur mbetet anëtarësimi në BE, si shtëpi e përbashkët. Integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike nuk është thjeshtë një ëndërr, por emri i dytë i ekzistencës sonë. Urime Europë!/ Tv Malisheva