Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se situata nuk duhet mbajtur pezull dhe duhet proceduar tutje shpejtë me mocionin dhe krijimin e një qeverie të re.

“Mbajtja pezull e kësaj gjendje nuk është në dobi, është mirë të ndermirën veprimet menjëherë edhe mocioni, edhe krijimi i një qeverie të re për tejkalimin jo vetëm të kësaj gjendje por edhe për të gjitha temat”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Aleanca është pro mocionit.

“Tema e diskutimit ishte inicimi i mocionit për shkarkim të qeverisë Kurti, në këtë bisedë me Mustafën e njoftova që Aleanca është pro mocionit. Më herët kemi zhvilluar takim brenda selisë së aleancës dhe i dhamë përkrahje mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti”, shtoi ai.

Ai u deklarua pas takimit me Isa Mustafën në një nga hotelet në kryeqytet.

Share.