Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, ka thënë se ai ishte luftëtar që zjarrin e lirisë, të trashëguar nga rilindasit, e përcjelli tek brezi i UÇK-së.

“Dy vite pa Bacen Adem! Vizionar e frymëzues. Luftëtar që zjarrin e lirisë, të trashëguar nga rilindasit, e përcjelli tek ne, brezi i UÇK-së. Rruga e tij jetësore, është vet rruga e lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Share.