Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se shqiptarët përgjithmonë do të jenë krenarë me Shën Terezën, të bekuar që botës i dhanë nobelisten e paqes, që dhuroi aq shumë dashuri për njerëzimin deri në frymën e fundit.

Me rastin e 110-vjetorit të lindjes së humanistes së shquar shqiptare, Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se sot në datëlindjen e saj, kujtojmë bijën tonë, që me fuqinë e saj rrezatuese, mbeti e pavdekshme në historinë botërore.

“Shqiptarët i dhanë shumë civilizimit botëror, në të gjitha periudhat historike. Shenjtorja Nënë Tereza, erdhi në jetë 110 vite më parë, për t’u bërë sinonim i shpresës për miliona njerëz, shembull përkushtimi në mbrojtjen e jetës njerëzore”, ka shkruar ai.

Share.