Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar nëse mund të jetë në mesin e personave të akuzuar nga Gjykata Speciale.
Kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë për kinse krime lufte në Kosovë.
I pyetur në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, nëse ai mund të jetë në mesin e personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se nuk pret një gjë të tillë.
“Nuk pres të akuzohem nga Gjykata Speciale”, është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./ Tv Malisheva