Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë tre gjilanas, të cilët ishin të infektuar me virus.

Ai ka njoftuar se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të hospitalizuar 26 pacientë me COVID-19.

“24 orët e fundit kanë qenë shumë të rënda për ekipet shëndetësore, për ne dhe për familjarët. Kemi shënuar 3 vdekje, 16 raste të reja pozitive dhe 14 të shëruar. Numri total i të infektuarve është 546, 352 janë të shëruar, 183 raste aktive, ndërkaq të vdekur janë 21 qytetare. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

Haziri ka ftuar qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19, duke ruajtur distancën sociale, mbajtjen e higjienës dhe maskave, duke shtuar se policia dhe inspektorati komunal dhe ai sanitar janë 24 orë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtyre masave./Tv Malisheva

Share.