Mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernandez ka thënë që Milani është i fokusuar që të jetë më i suksesshëm në këtë sezon se në atë të kaluarin, ku synojnë titullin e parë të Serie A pas 11 vitesh.
Hernandez ishte ndër lojtarët kyç të fitores së fundit të Milanit, duke asistuar në golin e Brahim Diazit dhe duke e shënuar një vet, në fitoren 2:0 kundër Venezias.
Pas ndeshjes kundër Venezias, mbrojtësi francez tregoi që synimet e skuadrës së tij nuk janë sigurimi i Top 4 por titulli i “Scudettos”.
“Neve na duhet t’i fitojmë këto ndeshje, të gjitha prej tyre. Një vend në Ligën e Kampionëve? Jo, duam diçka më shumë, duhet të luajmë që të fitojmë ‘Scudetton'”, tha Hernandez.
Në ndeshjen e fundit kundër Venezias, Hernandez u bë mbrojtësi i parë i Milanit që shënoi gol dhe asistoi në një ndeshje të Serie A, që nga sezoni 2004/05. /TV Malisheva