Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në takimin ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.

Lajmi është bërë i ditur nga Robert O’Brien, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, përmes një postimi në Twitter.

“Hoti sapo arriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Serbi-Kosovës. SHBA është e gatshme të lehtësojë normalizimin ekonomik”, shkruan O’Brien.

Hoti para takimit është pritur nga emisari i presidentit amerikan, Richard Grenell. /TV Malisheva

Share.