Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në një takim ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë Ferhat Dinosha, të cilin e njoftoi mbi prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë.

Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. /TV Malisheva

Share.