Në paraditen e së premtes është mbledhur Qeveria e Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës aktakuzat e konfirmuara nga Specialja ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në fund të mbledhjes, kryeministri Avdullah Hoti tha se duhet respektuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe se Qeveria nuk komenton vendimet e organeve të drejtësisë.

“Duhet të respektojmë të gjitha parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, bazën ligjore e kemi të qartë si të sillemi për t’i ndihmuar ligjërisht personat që janë përfshirë në këtë situatë. Secili prej juve duhet ta vazhdojë punën me intensitet të shtuar. Ky duhet të jetë qëndrimi”, tha Hoti.

Share.