Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka deklaruar se pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike do të jenë dy prioritetet e tij si kryeministër.
Por dialogu sipas tij mbetet prioritet i parë.
“Sfida e parë menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike. Por dialogu është prioriteti kryesor që do të ballafaqohemi. Çdo masë e reciprocitetit do të zbatohet në bashkëpunim me partnerët”, tha ai.
Ai tha se do të respektojnë cdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne do të zbatojmë çfarëdo vendimi që sjell Gjykata Kushtetuese”, tha ai.