I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj skandalit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit, për cilën u raportua gjatë së mërkurës.

Hoti është shprehur se mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë vend brenda institucioneve.

Ai u zotua se mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë. Derisa ka theksuar edhe se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar sistemet e mbrojtura.

Hoti: Mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucionet publike

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për tu siguruar që sistemet janë të mbrojtura. Organet dhe rendet e ligjit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit edhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, Brenda institucioneve nuk kanë me pas vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti”, ka thënë Hoti.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se mjetet prej 2.1 milion eurosh janë tërhequr Thesari i Shtetit, të cilat kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. /TV Malisheva

Share.