Kryeministri Avdullah Hoti thotë se që në ditët e para të punës si qeveri e re, do të fillojnë punën duke parë emergjencat që i ka vendi. Ai u zotua se seanca e sotme e jashtëzakonshme, ku u votua qeveria që do e udhëheq ai, ka qenë e organizuar mirë.

Hoti tha se është i vetëdijshëm për sfidat që do të kenë si qeveri e re, megjithatë, ai u zotua se do të përfshijnë edhe opozitën në proceset qeverisëse.

Hoti: Me partnerët e koalicionit qeverisës kemi bërë një program qeverisës që i adreson nevojat e qytetarëve

“Unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një pune më shumë se një muaj të punës me partnerët e koalicionit qeverisës kemi bërë bashkë një program qeverisës që i adreson nevojat e qytetarëve, nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës. Është lufta kësaj pandemie, besoj që do ia dalim mbarë, kriza ekonomike e cila do të fillojë me punë që në ditën e parë. Një pako për rimëkëmbje ekonomike të cilën do ta sjellim në kuvend dhe një program mjaft të pasur për qeverisjen tonë të plotë dhe gjithëpërfshirëse”, tha kryeministri Hoti.

Shefi i ekzekutivit edhe një herë ka përsëritur që duhet të ndërrojë diskursi politik në vend, në mënyrë që të kthehet në normalitet raportet me ndërkombëtarët. Me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 vota kundër, deputët kanë votuar për qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Tv Malisheva

Share.