Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Pritja nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin e Elizesë”, ka shkruar Hoti në Twitter.
Siç kanë konfirmuar nga zyra e Hotit në Prishtinë, takimi me Macron ishte planifikuar të mbahej në ora 11:30.