Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në takimin e 27 qershorit në Uashington do të shkojë për të prezantuar parimet e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Edhe pse ende nuk ka ndonjë agjendë e as nuk dihen temat e takimit, ai pret që në atë takim të mirren vesh për parimet e zhvillimit të dialogut dhe jo ndonjë marrëveshje. Sipas Hotit, nuk ka kompromis në marrëveshjen me Serbisë, meqë Kosova e ka bërë kompromisin në vitin 2008.
Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për të diskutuar rreth platformës së dialogut, Hoti ka thënë se në Uashington po ftohen mbi bazë të qëndrimit që ka Qeveria e Kosovës për procesin e dialogut.
Hoti: Nuk ka ende tema dhe agjendë për 27 qershor në Uashington
“Mbetët që ne të ulemi në tavolinë dhe të shohim se ku shkojmë, kah shkojmë përtej atij takimi. Nuk ka agjendë, nuk ka tema ende, ajo që dihet është pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.
Hoti nuk pret ndonjë marrëveshje të shpejtë me Serbinë, meqë sipas tij, çështja është komplekse dhe nuk mund të mbyllet me një takim.
Hoti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të mbyllet me një takim
“Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes nuk është marrëveshje që mund të mbyllet me një takim, nëse Brenda këtij takimi ne mund të merremi vesh për parimet e zhvillimit të dialogut do të ishte shumë mirë, ajo trason rrugën për më tutje”, tha Hoti kur u pyet se a pret marrëveshje në Uashington.
Shefi i ekzekutivit tha se nuk ka kompromis në marrëveshjen Kosovë-Serbi, meqë sipas tij, Kosova ka bërë kompromise në vitin 2008.
Hoti: Ndërkombëtarët do t’i thonë Serbisë që “mjaft është mjaft”
“Sinqerisht besoj që në këtë marrëveshje nuk ka kompromis, kompromisi ynë ka qenë në vitin 2008, Kushtetuta e Kosovës komplet është kompromis, aranzhimi kushtetues e ligjor i Republikës së Kosovës është kompromisi që e kemi bërë atëherë për shteti ne pavarur. Po e them atë që ndjej në këtë proces nga këto komunikimet intensive që kam pasur që dy javë, besoj që po shkojmë drejtë pikës kur partnerët tanë ndërkombëtar do ta thonë fjalën e tyre… besoj që po shkojmë drejtë pikës ku partnerët ndërkombëtar do t’i thonë Serbisë, do të na thonë edhe ne sigurisht, por do t’i thonë Serbisë që mjaft është mjaft, duhet të ketë njohje reciproke dhe normalizim ndërmjet dy vendeve”, tha Hoti.
Sipas Avdullah Hotit, marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet dhe zbatohet pa përfshirje të plotë të dy palëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Kryeministri Avdullah Hoti pritet që shkojë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor ku do të marrë pjesë në takimin në mes të Kosovë dhe Serbisë.
Takimi është thirrur nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell./ Tv Malisheva