Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti para deputetëve, deklaroi se janë të obliguar të qëndrojmë krah njëri-tjetrit jo për të promovuar interesa politike por për t’i dhënë demokracisë tonë një çlirim të ri.

Hoti nisi fjalimin për kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ndërsa falënderoi besimin që po japin deputetët e koalicionit, duke thënë se ky besim ishte një akt i guximshëm i vetëdijes së lartë politike.

Hoti: Jemi për drejtësi e solidaritet e jo për përjashtim e stigmatizim

“Ne që kemi mbi supe peshën e votës qytetare jemi të obliguar të qëndrojmë krah njëri tjetrit jo për të promovuar interesa politike por për t’i dhënë demokracisë tonë një çlirim të ri. Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë por të pa alternativë për të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur liritë qytetare, rendin tonë demokratik dhe lirinë e të shprehurit pa qenë i linquar. Jem nisur nga interesi shoqëror se demokracia duhet të avancoi drejt demokracive perëndimore e jo në drejtime të tjera. Jemi nisur nga nevoja që kanë qytetarët e Kosovës për stabilitet e siguri e jo për konfrontime ndërinstitucionale. Jemi nisur nga bindja jonë për gjithëpërfshirës, barazi, drejtësi e solidaritet e jo për përjashtim e stigmatizim. Jemi nisur nga interesi shoqëror e shtetëror që ka Kosova për të ruajtur miqësitë e ndërtuara me dekada”, tha ai.

Ai tha se është i bindur që çdo vazhdim i përpjekjeve me sfond popullit e ideologjik, siç e kemi parë këta muajt e fundit, do të dëmtonte konsensuzin shoqëror të vendosur me vullnet demokratike me 17 shkurt 2008.

Hoti: Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta

“Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta, prej së cilës frymëzohet dhe merr legalitet në veprimet e saj. Jam i bindur që çdo vazhdim i përpjekjeve me sfond popullit e ideologjik, siç e kemi parë këta muajt e fundit, do të dëmtonte konsensuzin shoqëror të vendosur me vullnet demokratike me 17 shkurt 2008”, tha ai.

Ai tha se qeveria do t’i ketë dy prioritete sic është luftimi i pandemisë dhe rimekëmbja ekonomike pas kësaj pandemie.

Hoti: Rimëkëmbja ekonomike prioritet i qeverisë së re

“Programi për rimëkëmbje ekonomike do të përfshijë lehtësimin e qasjes në kredi për ndërmarrjet private, për të financuar programet investive dhe vazhdimin e operimit. Lehtësimin e barrës tatimore për biznese për të përmirësuar likuiditetin e tyre afatshkurtër, përmes pushimeve tatimore dhe një sërë masash të tjera. Masat për mbështetjen e punësimit, siç janë subvencionimi i pagës për punëtorët që preken nga pandemia, subvencionimi i pagës për punëtorët e ri që bizneset marrinë në punë dhe përkrahje profesionale për bizneset…Masa e katër është në bujqësi ku parashikojmë dyfishim të buxhetit”, tha ai.

I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, theksoi se sa i përket dialogut me Serbinë, beson që dialogun në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve është interes jetik i Kosovës.

Hoti: Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohen në njohjen reciproke

“Autoritetet e Kosovës do ta respektojnë në plotëni Kushtetutën e Kosovës gjatë këtyre bisedimeve. Dialogu do të bazohet në objektivat e qarta që duhet të arrihen nga kjo marrëveshja përfundimtare si dhe tranprancë e nevojshme që duhet të raportohen gjatë këtij procesi. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohen në njohjen reciproke në mes këtyre dy shteteve, dhe në këtë mënyrë do të sigurohet stabilzimi afatgjatë i Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në strukturat veri-atlatnike perëndimore”, tha Hoti.

Hoti po ashtu tha se ky dialog kërkon një bashkërenditje të plotë në mes të instituciove të vendit dhe në dialog duhet të jenë të gjithë, pozitë e opozitë.

Ai tha se qeveria në programin e saj të fokusohet zhvillimit ekonomik, siguri, mirëqenie sociale, shëndetësi, arsim dhe sektorë tjerë.

Ndërkohë, prezantoi kabinetin qeveritar.Vartës të tij priten të jenë 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.

Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër Driton Selmanaj, zëvendëskryeministre Albulena Balaj-Halimaj, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal Goran Rakiq.

Sa i përket ministrave, Infrastruktura i është besuar Arban Abrashit. Agim Veliu serish do të jetë ministër i Punëve të Brendshëm. Armend Zemaj ministër i Shëndetësisë, Selim Selimi ministër i Drejtësisë, Blerim Kuqi ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Hykmete Bajrami ministre e Financave, Besian Mustafa ministër i Bujqësisë, Anton Quni ministër i Mbrojtjes, Vlora Dumoshi ministre e Kulturës.

Meliza Haradinaj-Stublla ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj ministër i Arsimit dhe Shkencës, Skender Reçica ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Dalivor Jetiq ministër për Kthim dhe Komunitete. Enis Kervan ministër i Zhvillimit Rajonal.

Share.