Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se brenda dy javësh kanë arritur të paguajnë 10.668 qytetarë nga pakoja emergjente fiskale.

Përmes një statusi në FCB, Hoti ka thënë se së shpejti do të ekzekutohet edhe pagesa 50 për qind për qiratë e bizneseve.

Ky është statusi i tij i plotë:

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10668 qytetarë

➡️Nga 170 euro për paga mujore

➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

➡️Nga 130 euro puntorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj

➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve./Tv Malisheva

Share.