Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur të pritshme dhe lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së Qeverisë Hoti dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Hoxhaj në një konferencë për medie kritikoi qeveritë Hoti e Kurti duke i cilësuar ndër më të dobëta që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Të dy qeveritë pas 6 tetorit janë qeveritë më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova. Të dy qeveritë kanë degraduar vendin”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmë pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi votën kontestuese të deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.

Share.