Koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimet në Bruksel.
Këtë e ka bërë të ditur emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak i cili ka shpërndarë dy fotografi të dy takimeve me palën e Kosovës dhe të Serbisë.
Një takim të ndarë ai e ka pasur me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
Me këtë rast, Lajçak ka thënë se sot do të nisin diskutimet politike në nivelin e ekspertëve.
“Sot, vazhdojmë diskutimet politike në nivelin e ekspertëve.
I lumtur të pres negociatorët e të dy palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin”, ka shkruar Lajçak./Tv Malisheva