Koordinatori Shtetëror për Dialogun, po qëndron në Francë, me ç’rast njofton se ka realizuar dy takime të rëndësishme ku është biseduar rreth dialogut Kosovë Serbi që po zhvillohet ë Bruksel.

Hyseni përmes një statusi të gjatë në Facebook, ka dhënë detaje rreth këtyre takimeve.

Në takimin e parë që u mbajt në Pallatin Presidencial Elysee, Hyseni thotë se është pritur nga Alexandre Adam, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit francez Emmanuel Macron.

Ndërkaq, në një takim tjetër, sipas tij të gjatë dhe shumë përmbajtjesor, është pritur në Quai d’Orsay nga ambasadori Frederic Mondoloni, Drejtor për Evropë Kontinentale në MPJ të Francës.

Tema e bisedës edhe në këtë takim ishte dialogu Kosovë Serbi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Jam sot në Paris për të takime me zyrtarë të lartë të Francës për të biseduar rreth dialogut Kosovë Serbi që po zhvillohet ë Bruksel, dialog ky i cili po përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e parë që u mbajt në Pallatin Presidencial Elysee, u prita nga z. Alexandre Adam, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit francez Emmanuel Macron. Takimi i gjatë dhe përmbajtësor. Duke vlerësuar rolin e madh të Francës dhe Presidentit Macron, z.Adam e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel. Biseda ishte e hapur dhe shterruese, në frymë mirëkuptimi të plotë.

Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Ljçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, theksova rëndësinë thelbësore të përkushtimit të Presidentit Makron dhe Kancelarës gjermane Merkel.

Koordinimi me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re është imperativ. Theksova se nuk duhet të humbet koha e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtëpërdrjet dhe të koordinuar të trekëndshit Paris, Berlin, Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njera tjetrën. E sigurova z. Adam se angazhimi konstruktiv i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë process është i vendosur.

Nderkaq, në një takim tjetë të gjatë dhe shumë përmbajtësor, u prita në Quai d’Orsay nga ambasadori Frederic Mondoloni, Drejtor për Evropë Kontinentale në MPJ të Francës. Tema e bisedës edhe në këtë takim ishte dialogu Kosovë Serbi

Poashtu në këtë takim biseduam me ambasadorin Mondolini edhe për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës. Me përunjësi kërkova që edhe Franca përfundimisht të jap pajtimin e saj që liberalizimi të ndodh brenda këtij viti.

Në të dyja takimet u përcoll mesazh i qartë se Franca dhe Presidenti Macron mbetem të përkushtuar përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

S.H.

 

Share.