Italia ka hequr përdorimin e maskave nga ambientet e hapura, por është e detyrueshme që personat t’i kenë me vete dhe t’i përdorin në rast grumbullimesh, ndërsa përdorimi në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.
“Deri më 31 mars 2022 është i detyrueshëm në të gjithë vendin përdorimi i mjeteve mbrojtëse të frymëmarrjes në ambiente të brendshme, përveç shtëpive private, dhe në ambiente të jashtme është i detyrueshëm në të gjithë territorin”, thuhet në dekretin e firmosur nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Urdhëresa saktëson se nuk janë të detyruar të përdorin pajisjen mbrojtëse të frymëmarrjes fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, personat me patologji ose aftësi të kufizuara të papajtueshme me përdorimin e maskës si dhe personat që duhet të komunikojnë me një person me aftësi të kufizuara, raporton atsh.
Në çdo rast, protokollet dhe udhëzimet të parashikuara për veprimtaritë ekonomike, prodhuese, administrative dhe sociale, si dhe udhëzimet për konsumimin e ushqimeve dhe pijeve në vende publike ose të hapura për publikun, janë të rezervuara.
Urdhëresa hyn në fuqi nga 11 shkurti 2022 dhe deri më 31 mars 2022./TV Malisheva