Ylli i Milanit, suedezi Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka kumtuar ekipi aktual i tij, AC Milan. Një ditë pas konfirmimit që Leo Duarte ka rezultuar pozitiv me Covid-19, Milan konfirmoi që edhe Ibrahimovic i është bashkuar asaj liste. Ai është karantinuar në shtëpinë e tij, raportojnë autoritetet italiane.

Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Bodoe/Glimt në kuadër te Evropa Ligës./TV Malisheva

Share.