Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur konspiracion idenë se do të ketë shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Hoti ka thënë se krejt këto nuk janë të rëndësishme për të, dhe si kryeministër i vendit do të shkojë në dialogun me Serbinë me platformën e përgatitur nga qeveria në te cilën nuk pjesë tema të tilla.
Hoti ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë te gjithë të jenë në një faqe sa i përket çështjes së dialogut.
“Nuk i di prapaskenat e këtij procesi, atë qe kam kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtar në ditën e parë qe e kam marrë detyrën, nga telefonatat në Berlin, Parsi, Bruksel e Uashington, kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi, përgjigja e tyre ka qenë e qartë , nuk ka arritur askund, dy palët do të uleni, si dy shtete të pavarura dhe do të negocioni për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të dërgojë të njohja reciproke. Çka nënkupton kjo, Nënkupton që të gjitha konspiracionet e ndryshme për harta e shkëmbime territoresh për mua janë jo relevante, nuk janë të vërteta, nuk e di a kanë ndodhë apo nuk kanë ndodh, por nuk merren parasysh dhe nuk janë pjesë e diskutimeve qe do të kem unë bashkë me ekipin tim në këtë proces”, tha Hoti.
Këto deklarata shefi u ekzekutivit i ka bërë në tryezën e organizuar nga KDI e cila është duke u zhvilluar për të diskutuar rreth platformës së qeverisë në dialogun Kosovë Serbi./ Tv Malisheva