Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se virusi është kudo andaj edhe ka bërë apel që mos të neglizhohen rekomandimet themelore siç është maska, distanca, higjiena, por në të njëjtën kohë të shmangen udhëtimet, të qëndrojmë në shtëpi dhe të ajrosen ambientet e mbyllura.

Instituti gjithashtu ka apeluar për vaksinim,

“Ne jemi çdo ditë në shërbimin tuaj! Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni. Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë, mbaj higjienën, respekto distancën dhe vaksinohu”, thuhet në postimin e institutit në Facebook.

/TV Malisheva

Share.