Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sonte janë vetëm 12 pacientë me COVID-19.
Ndërsa ka thënë se nesër do të lirohen edhe tre, kështu që do të mbesin vetëm 9 pacientë.
Krasniqi këto i ka bërë të ditura përmes një statusi në FCB:
Fillon numërimi drejt ZERO-s
Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,
Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )
Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.
Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë
Falemnderit qytetarë për durimin/TVMalisheva