Për nder të veprës dhe sakrificës së dijetarit dhe heroit të kombit, Idriz Rrecaj, i cili u kindapua nga forcat serbe më 19 prill të vitit 1999, u mbajt akademi përkujtimore, ku u tha Kosova dhe institucionet e saja e kanë për detyrë të gjejnë Rrecajn dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve.

Veli Bytyqi, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Idriz Rrecaj më 19 prill të vitit 1999, së bashku me 22 intelektualë tjerë shqiptarë nga Drenica, u kidnapuan nga serbët lokal dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ai theksoi se Kosova dhe institucionet e saja e kanë për detyrë të gjejnë Idriz Rrecen dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve.

Bytyqi: Kosova e ka për detyrë të gjejnë Idrizin dhe të tjerët

 

Më 19 prillit 1999, natë kjo që asnjëherë nuk u ndriçua dhe bashkë me errësirën u tretën edhe Idriz Rrecaj dhe shumë patriotë të tjerë të vendit tonë, tashmë dihet se mali i quajtur mallakaudra, atje te Zubin Potoku diku, Idriz Rrecaj bashkë me 22 intelektual të tjerë shqiptar nga Drenica u kidnapuan nga serbët lokal dhe që nga ajo ditë nuk dihet gjë më për të, pavarësisht kësaj Idriz Recaj edhe sot e kësaj dite mbetët pjesë e lëvizjes tonë kombëtare për çlirim, dhe natyrisht që nuk harrohet kurrë, Kosova dhe institucionet e saj e kanë për detyrë të gjejnë Idriz Rrecen dhe të tjerët që ende nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar gjatë atyre viteve”, u shpreh Bytyqi

Ai tha se krahina e Drenicës i dha shumë personalitete të shquara të mendjes dhe të pushkës historisë tonë kombëtare, dhe se këta trima do të kujtohen gjithmonë.

Ndër të tjerash Bytyqi tha se Idriz Rreci i takon brezit të patriotëv e që kundërshtuan ashpër dhe me këmbëngulje zhvillimet e kohës që erdhën në fund të vitit 80-ta dhe në fillimin e viteve 90-ta.

Bytyqi: Idrizi i takon brezit që kundërshtuan zhvillimet e kohës në vitet e 80-ta

 

“Krahina e Drenicës sikurse edhe rajone të tjera të Kosovës, në periudha të ndryshme i dhanë historisë tonë kombëtare, personalitete të shquara të mendjes dhe të pushkës….Idrizi gjithsesi i takon brezit të patriotëve që kundërshton ashpër dhe me këmbëngulje zhvillimet e kohës që erdhën në fund të vitit 80-ta dhe në fillimin e viteve 90-ta, Idrizi u angazhua në lëvizjen gjithë popullore të asaj kohe duke u bërë pjesë e LDK-së, idealit për liri e pavarësi i dhanë shtyse e motiv edhe aktivist e patriot të shumtë që në atë kohë për shkaqe të ditura të njohura vepronin dhe punonin ilegalisht në vende të ndryshme të Kosovës por edhe në ilegalen b renda vendit tonë”, u shpreh Bytyqi.

Në emër të familjes, Tahir Rrecaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në këtë akademi përkujtimore.

Rrecaj:Ju falënderojë që nderuat Idriz Rrecajn

 

“Në emër të familjes Rrecaj ju falënderoje për këtë pjesëmarrje në këtë akademi përkujtimore, në nderim të familjarëve tonë Idriz Rrecaj, hero Kosovës”, tha Rrecaj.

E krejt në fund të kësaj akademie u shfaq dokumentari i përgatitur nga Nuhi Bytyqi, kushtuar jetës dhe veprës së Idriz Rrecaj, i titulluar ‘Njeriu i madh i Drenicës’./Q.Rexhaj/

KQZ-ja kufizon shpenzimet për fushatën e zgjedhjeve në Podujevë

Shumë më e lartë që do të mund ta shpenzojnë subjektet politike në fushatën zgjedhore në Podujevë është: 43 mijë e 433 euro.

Ky vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së martës dhe mbështetet në listën jo-përfundimtare të votuesve të kësaj komune, sipas së cilës numri i tyre është 86 mijë e 866. Pra, sipas rregullës zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës dhe deklarimit financiar shpenzimi i lejuar është 0.5 euro për votues të regjistruar.

Deri më tani akoma nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë për të parin e komunës së Podujevës. Ky afat përfundon më 17 shkurt.

Ditë më parë KQZ ka vendosur që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 3 – 13 mars.

Share.