Pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit të Kulturës, Ismet Beqiri sot ka marrë një pozitë tjetër të rëndësishme.

Ai ka njoftuar se është zgjedhur nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka pohuar se besimin e dhënë nga partia e tij, do ta përkthej me punë.

Shkrimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Miq të dashur,

Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .

Kultura, rinia dhe sporti janë ident iteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

I juaji Ismet Beqiri

Share.