Të paktën 20 njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë konsiderohen të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoninë Jugperëndimore, njoftuan sot mediat lokale.

Frikësohet se 14 persona të zhdukur janë gjithashtu të vdekur një ditë pasi përmbytjet si pasojë e të reshurave të dendura goditën një zonë rurale të prefekturës Kumamoto, njoftoi televizioni NHK, duke cituar zyrtarët vendas.

Rreth 50 njerëz u shpëtuan nga një shtëpi pleqsh e përmbytur në fshatin Kuma, rreth 950 kilometra në juglindje të Tokios, njofton Kyodo News.

Autoritetet në Kumamoto kanë urdhëruar evakuimin e rreth 200.000 banorëve, pasi shirat e dendur, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë.

Shërbimi Meteorologjik Japonez pret që shira të mëdha të mbulojë zona të mëdha të Japonisë lindore dhe perëndimore deri të martën.

Kryemeteorologu Satoshi Sugimoto tha se ekziston mundësia që të bie më shumë shi në disa zona të Japonisë perëndimore sesa parashikimet.

Prefekturat Kumamoto dhe Kagoshima janë goditur nga shirat e mëdha që nga e shtuna.

Reshjet deri në 300 mm priten në ishullin jug-perëndimor të Shikoku, 250 mm në ishullin Kyushuu, përfshirë Kumamoto, dhe 200 mm për pjesën lindore dhe qendrore të vendit, përfshirë Tokion, deri të hënën në mbrëmje, sipas shërbimit meteorologjik.

Dy vjet më parë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoninë perëndimore morën më shumë se 220 jetë, numri më i madh i vdekjeve të lidhura me katastrofat e motit në tri dekada.

Share.