Juventus nuk po punon vetëm për të arritur një marrëveshje me Barcelona-n për një këmbim Pjanic-Arthur.

Klubi bardhezi, në fakt, po punon edhe për operacione të tjera dhe një nga këta mund të sjellë lamtumirën e një futbollisti për t’i bërë vend regjisorit të ardhshëm të ekipit.

Në rast të një largimi të Miralem Pjanic, në fakt, Juventus-it i duhet një njeri në mesfushë që të organizojë lojën e skuadrës dhe, mbi të gjitha, të jetë i përshtatshëm për Sarri-n.

Lojtari duket se është gjetur dhe transferimi i tij në Torino do të lehtësohej nga lamtumira e Rabiot.

Emri i objektivit të Zonjës është Jorginho. Ai konsiderohet si pasardhësi ideal i Pjanic, nëse boshnjaku do të transferohej te Barcelona.

Sarri e ka stërvitur te Napoli dhe e ka kërkuar me çdo kusht te Chelsea. Tani, historia mund të përsëritet me fanellën e Juventus-it Sipas Tuttosport, operacioni mund të jetë më i mundshëm me lamtumirën e Adrien Rabiot.

Një shitje e francezit ose një përfshirje në negociatat me Chelsea-n, do të lehtësonin kalimin e italo-brazilianit te bardhezinjt./Tv Malisheva

Share.