Otava zyrtare është angazhuar të blejë një flotë të plotë të 88 avionëve në mënyrë që të mund të përmbushë detyrimet ndaj Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut dhe NATO-s.

Lockheed Martin me F-35 Joint Strike Fighter të tij, Boeing me F/ A-18E / F Super Hornet dhe Saab me Gripen E/F do të garojë për të drejtën për të ndërtuar 88 avionë luftarakë për Kanadanë, shkruan Defense News.

Fituesi i konkursit duhet të shpallet në vitin 2022, dhe kompania fituese duhet të dorëzojë aeroplanët e parë më 2025. Vlera maksimale e kontratës mund të arrijë në 14 miliardë dollarë amerikanë.

“Qeveria jonë është angazhuar të blejë një flotë të plotë të 88 avionëve në mënyrë që të mund të përmbushë njëkohësisht detyrimet e tij ndaj Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut dhe NATO-s”, tha ministri i Mbrojtjes Harjit Sajjan.

“Avionët luftarakë të efektshëm dhe modernë janë një pjesë thelbësore e çdo force ajrore dhe ne vazhdojmë të punojmë shumë për t’u siguruar anëtarëve të Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze mjetet e nevojshme për të qenë në gjendje të mbrojnë Kanadanë,” ka shtuar ai.

Lockheed Martin, Boeing dhe Saab duhet të paraqesin propozime që do t’u ofrojnë kompanive kanadeze që punojnë me Departamentin Kanadez të Mbrojtjes dhe ndërmarrjeve të tjera përfitime ekonomike pasi stimujt dhe kompensimet industriale përbëjnë 20 për qind të vlerësimit të ofertës.

Ofertat do të vlerësohen bazuar në aftësitë e avionit dhe çmimin e tyre. Këto elementë do të përbëjnë përkatësisht 60 dhe 20 për qind të vlerësimit të ofertave.

Avionët e rinj luftarakë do të zëvendësojnë aeroplanët tani të vjetruar CF-18 të përdorur aktualisht nga Kanada/TVMalisheva

Share.