Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe këshilltari i tij, Shkelzen Gashi kanë sqaruar ftesën e policisë së për intervistim lidhur me një status të shkruar në rrjetet sociale dhe më pas anulimin e saj. Madje, ky i fundit kërkoi të merren masa disiplinore ndaj policit Ali Berisha dhe prokurores Nebahate Selimi, pasi rasti i tij është shumë shkelje shumë e rënd e të drejtave themelore të njeriut.
Kurti e nisi konferencën duke thënë se këshilltari i tij nuk është në ndonjë podrum të errët të policisë por në kryeministri.
Kurti: Këshilltari Gashi nuk është në ndonjë podrum të policisë por këtu në kryeministri
“Aktivisti dhe këshilltari nuk ndodhët në këto çaste në ndonjë podrum të errët të policisë dhe ndonjë zyrë të ngushtë të prokurorisë, pra ai është këtu në kryeministri”, tha ai.
Kurse, këshilltari i tij, Shkelzen Gashi, pasi tregoi për komentin e tij dhe thirrjen që ka pas dje nga policia dhe në mbrëmje nga kabineti i kryeprokurorit të cilët i kanë thënë se kjo nuk përbën vepër penale, të cilët po ashtu kanë thirr në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku edhe kanë kërkuar të mbylljen e rastit.
Gashi: Të merren masa disiplinore ndaj policit Ali Berisha dhe prokurores Nebahate Selimi
“Unë besoj, shpresoj dhe kërkoj që kryeprokurori i Kosovës do të iniciojë procedurë disiplinore dhe me ndërmarrë masa disiplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe ndaj prokurores Nebahate Selimi. Kjo është shumë shkelje shumë e rënd e të drejtave themelore të njeriut siç është liria e shprehjes, e cila është e garantuar me krejt ligjet, Kushtetutën e Kosovës dhe krejt konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha ai.
Gashi është shprehur i zhgënjyer që përkundër faktit se Këshilli i Evropës ka bërë investime të jashtëzakonshme te prokurorët e Kosovës se si duhet të trajtohen rastet e lirisë së shprehjes, e të cilat tha nuk ka pas sukses./Tv Malisheva