Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në prag të ndeshjes kundër Suedisë e cila zhvillohet më 9 tetor 2021 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas stërvitjes së parë e cila ishte me e lehtë për shkak se kishte shumë lojtarë që kishin luajtur me klubet e tyre gjatë fundjavës, sot trajneri Bernard Challandes ka aplikuar ushtrime intensive, por jo të gjithë lojtarët e ftuar ishin së bashku me grupin.

Në stërvitjen e sotme munguan anëtari i Legias, Lirim Kastrati, i cili është duke kryer ekzaminime mjekësore për shkak të lëndimit dhe Bersant Celina, i cili do t’i bashkohet ekipit nga stërvitje e nesërme.

Stërvitjen e radhës e Kosovës e zhvillon të mërkurën me fillim nga ora 12:00 në Hajvali. /TV Malisheva

Share.