I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Malishevë, ku është takuar me strukturat e partisë, respektivisht me kandidatin nga kjo parti për të parin e komunës, Isni Kilajn, përcjell “TV Malisheva”.

E, për këtë vizitë, disa fjalë i ka thënë edhe kreu i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj. Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Krasniqit, duke i thënë se ndodhet në qytetin e UÇK-së, dhe në qytetin e të rinjve që i është përgjigjur gjithmonë atdheut dhe të grave që kanë lënë shenja në historinë e lavdishme të Kosovës.

“I nderuar Memli, mirë se vjen në zemrën e Kosovës, në qytetin e UÇK-së, në qytetin e të rinjve që i janë përgjigjur gjithmonë atdheut dhe të grave që kanë lëmë shenja në historinë e lavdishme të Kosovës. Mirë se vjen në Komunën e rapsodëve të njohur, e të këngëtares më të madhe shqiptare Nexhmije Pagarushës”, shkruan Kilaj në Facebook, përcjell “TV Malisheva”.

Ja shkrimi i tij:

I nderuar Kryetar i PDK-së z.Memli Krasniqi,

Të nderuar kandidatë për asamble dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së,

Ndihem shumë i nderuar që sot bashkë me ju, e presim në Malishevë Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

I nderuar Memli, mirë se vjen në zemrën e Kosovës, në qytetin e UÇK-së, në qytetin e të rinjve që i janë përgjigjur gjithmonë atdheut dhe të grave që kanë lëmë shenja në historinë e lavdishme të Kosovës. Mirë se vjen në Komunën e rapsodëve të njohur, e të këngëtares më të madhe shqiptare Nexhmije Pagarushës.

Mirë se vjen në Komunën që i ka qëndruar edhe në ditët e mira, edhe në ditët më të vështira, besnike PDK-së.

Mirë se vjen në Komunën e PDK-së!

Zgjedhjet e 17 Tetorit na kanë bashkuar sot për të filluar një rrugëtim të ri për Malishevën e së ardhmes, për fitoren e PDK-së që do ta lëvizë Malishevën nga vendnumërimi 8 vjeçar i Nismës, drejt një komune dinamike e me zhvillim që e synon PDK-ja në 4 vitet e ardhshme.

I nderuar kryetar, dhe ju anëtarë të ardhshëm të Kuvendit Komunal, gjithçka që ka shënuar progres në këtë Komunë, secili e di që e mbanë vulën e PDK-së. Mandatet e kaluara të PDK-së i kanë dhënë Malishevës infrastrukturën të re, shkolla moderne dhe institucione funksionale. Edhe pse ishin mandate të emergjencave dhe të buxheteve të vogla, mund të themi se në kohën e PDK’së, Malisheva njihej si Malisheva që po zhvillohej.

Shumë të rinj po bashkohen këto ditë, shumë ish antarë po rikthehen në shtepinë e tyre. Ne jemi shumë të entuziazmuar për këto fakte, jemi të gëzuar per këdo qe ka dhënë kontribut e që sot është kthyer për tu bërë pjesë e fitores. Fitorja jonë është shansë për mundësi të reja dhe garancion për zhvillim të qëndrushëm.

Kam kandiduar në këto zgjedhje nga kërkesa e shumë të rinjve të komunës së Malishevës, kërkesa e anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së që e kanë të nevojshme një qeveri të guximshme, me përvojë e me vizion, për një komunë të zhvilluar e që ecën shpejt e sigurt.

Kam kandiudar për shume gra e vajza që kanë vullnet me ndërtu jetën në këtë komunë, e komuna duhet të ua jep rastin për ta dëshmuar veten qofte në iniciativat private, qoftë në angazhimin e tyre publike.

Kam kandiuar për shumë veteranë të UCK-së të cilët i gëzohen një Komune te zhvilluar e një shoqnie të përparuar, për të cilën edhe luftuan e sakrifikuan. Sakrificës së tyre do t’i përgjigjemi me shumë punë të mira. Unë i njoh kërkesat edhe dëshirat tyre për Komunën tonë sepse isha dhe jam me ta e afër tyre.

Kam kandiduar për bizneset që kërkojnë më shumë hapësirë e më shumë kushte nga komuna. që të rrisin aktivitetin e tyre prodhues e tregtar. Si PDK, por edhe si kandidat, gjithmonë jemi kujdesur që bizneset vendore t’i shohim si partner për zhvillim. Vetëm me biznese prodhuese e tregtare të suksesshëm, kemi mundësi pre punësim e me shumë taksa për komunën, që shkojnë në investime për qytetarët.

Kam kandiduar për profesorët e mësuesit, policët e zjarrfikësit, administratorët e zyrtaret që jo rrallë janë nëpërkëmbur e nënçmuar për mendimin e tyre politik e veprimet e tyre qytetare.

Kam kandiuar për fshatrat që të kenë më shumë shërbime publike, për ujësjellës funksional e mbeturina të menagjura mirë, për rrugë me mirëmbajtje verore e dimërore, e për bujq që jetojnë nga puna e tyre.

Kam kandiduar për një komunë sa më të drejtë, për një komunë ku punohet e ku shancet janë të barabarta, për një komunë ku ka mundësi punë për rini, për gra e për burra.

Kam kandiduar për personat me nevoja të veçanta që të kenë trajtim dinjetoz, kushte të përshtatshme e mundësi punësimi edhe për ta.

Kam kandiduar për të gjithë ata që për një arsye apo tjetër janë jashtë Kosovës, por një pjesë të mendjes dhe zemrës e kanë në Kosovë, e kanë në Malishevë.

Pra, kam kandiduar që diaspora të kenë një komunë që i pret në pushimet e tyre me shërbime te mira administrative dhe që ofron sa më shumë siguri ne fshatra për shtëpitë e pronat e tyre.

Të nderuar të pranishëm, gjatë punës time kam kryer detyra të ndryshme në institucione qendrore e nivelin lokal, por angazhimin si kryetar i Komunës e kam bërë me shumë pasion e dashuri.

Kam dhënë çdo gjë nga vetja, kam mësuar shumë dhe kam bërë shumë përvoje për t’i dhënë një mundësi të re Malishevës.

Sot jemi zgjidhja e vetme për Malishevën, derisa partitë e tjera jo që nuk janë zgjidhje, por janë problem. Malishevës nuk i duhet as Nisma që e ka stopuar zhvillimin e komunës në nivel lokal e as VV-ja që po bën kërdi në nivel qendror.

Zgjedhja e duhur jemi ne e zgjidhja e problemeve bëhet nga ne.

Mbështetja e Kryetarit Memli Krasniqi, mbështetja e madhe nga PDK-ja, mbështetja e Degës së PDK-së në Malishevë dhe angazhimi i shume aktivisteve e simpatizantëve të PDK-së këto ditë, janë garancion për fitore.

Bashkë me qytetarët e Malishevës, me asambleistët e drejtorët e ardhshëm do ta bëjmë Malishevën një komunë që ecën shpejt drejt zhvillimit.

Bashkë jemi duke u angazhuar për këtë e bashkërisht jemi të sigurt për këtë.

Urime për këtë garë!

Urime për këtë fitore!

Faleminderit! /TV Malisheva

Share.