Në qytetin Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën, do të bëhet një test masiv dhjetë ditor i acideve nukleike të popullatës, transmeton Reuters.
Duke cituar një dokument të brendshëm, në të cilin agjencia britanike e lajmeve kishte qasje dhe bazuar në dy burimeve të informuara mirë, Reuters pohon se secilit qytetar në Wuhan është urdhëruar të paraqiste një plan të detajuar të testimit në zonën e tij deri nesër.
Acidet nukleike janë komponime organike shumë të rëndësishme për botën e gjallë. Ato janë bartëse dhe përcjellëse të informatave trashëguese/TVMalisheva