FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme së SHBA-së kanë akuzuar hakerët kinezë që po përpiqeshin të vidhnin informacione rreth kërkimeve amerikane mbi vaksinën kundër-Covid 19.

Autoritetet amerikane njoftuan se një paralajmërim do të dërgohet në Kinë.

Kina ka mohuar akuzat e palës amerikane se janë duke u përpjekur të vjedhin informacione rreth studimeve të vaksinave që po kryhen kundër koronavirusit në SHBA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Cao Licien në një konferencë për shtyp sot në Pekin, tha se akuzat ‘pa prova janë shpifje dhe imorale’.

“Ne i ftojmë politikanët e SHBA-së të heqin dorë nga lojërat e tyre dhe të shikojnë situatën e tyre atje. Pavarësisht sa herë përsëritet, gënjeshtra është një gënjeshtër”, tha ai, duke ftuar SHBA të “korrigjojë gabimet e saj”.

Ndërkohë që tensionet midis dy vendeve po vazhdojnë, Departamenti i Sigurisë së Brendshme i SHBA vendosi të kufizojë vizat për gazetarët kinezë në 90 ditë, për të cilën gjë zyrtari kinez tha se paraqet ‘diskriminim dhe mospëlqim të Uashingtonit zyrtar ndaj gazetarët kinezë/TVMalisheva

Share.